Policia e Dibrës bën bilancin e dy muajve të fundit

Policia e Dibrës bën bilancin e dy muajve të fundit

Policia e Dibrës ka bërë bilancin e punës së dy muajve të fundit. Në një deklaratë të ndarë për mediat, blutë e dibrës bëjnë me dije se janë evidentuar 124 vepra penale. Për këto vepra penale janë identifikuar 125 autorë të dyshuar, nga të cilët, 24 autorë janë arrestuar ose ndaluar, 93 autorë janë proceduar në gjendje të lirë, 8 autorë janë shpallur në kërkim. Gjatë këtyre dy muajve janë zhvilluar gjithsej 6 operacione, 2 operacione në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare,1 operacion në fushën e parandalimit dhe goditjes së kultivimit të bimëve narkotike, 1 operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje, 1 operacion në fushën e krimeve kundër pronës dhe 1 operacion në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë veprimtarive policore dhe operacioneve të zhvilluara në këtë periudhë janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 62 copë fishekë, 1 bajonetë, 1 mjet prerës (thikë), 2058 koli me pije freskuese, 638 kuti me produkte ushqimore, 15 aparate celularë, 4 automjete të përdorura në kryerjen e veprave penale, 101.65 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa dhe një shumë e konsiderueshme parash. Policia e Dibrës mbetet e angazhuar për të rritur rendin dhe sigurinë publike, ndaj dhe fton qytetarët për bashkëpunim.