NGA KAMZA NË OKSHTUN TË BULQIZËS, 37-VJEÇARI KAPET DUKE VADITUR HASHASHIN

NGA KAMZA NË OKSHTUN TË BULQIZËS, 37-VJEÇARI KAPET DUKE VADITUR HASHASHIN

Një 37-vjeçar u kap në flagrancë nga Policia në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K, 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit pasi dyshohet se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në kultivimin e bimës së ndaluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, ndërsa 37-vjeçari i arrestuar pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.