Ulja e temperaturave ka sjellë edhe ndryshimin e kushteve klimatike, duke bërë që në vendin tonë të ndihet dalëngadalë mbërritja e stinës së Dimrit.

Kjo gjë është vërejtur edhe mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku ditët me diell duket se i kanë lënë vendin mjegullës, shiut dhe reshjeve të dëborës. Malet përqark qytetit kanë qenë ditën e sotme të mbuluara nga  mjegulla, ndërkohë që majat e tyre janë zbardhur tashmë nga ‘mbulesa’ e bardhë e dëborës.

Temperaturat e ajrit i janë afruar shumë zeros, dhe ajo që pritet është një dimër i ftohtë dhe i gjatë.

Bulqiza info