Nga Rolando Daja
Me disa kerkime ne internet mesova qe kishte botuar me shume se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambrige dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qofte dhe nje botim te vetem.
Nuk kisha informacion per Luljeten sepse nder vite jam mesuar qe ne televizone Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik,analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun. Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.
Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke. Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane dhe duke e mbyllur se Kastrati ishte Kastrioti modern.
Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa te drejte per te ngritur zerin, pa kontrata te mirefillta.Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante. Termet eshte kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit ne lagjen tende e ka zene nje gradaçele, kur vendin e Shtetit Social e ze Elvis Naçi, kur nje shtet me rreth 3 milion banore nuk ka qofte edhe nje qen te vetem per kerkim-shpetim.
Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur e perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.
Nuk eshte termet si ai i mengjesit te 26 Nentorit, ama te vret ngadale, çdo dite pa e kuptuar.