Problemet në rrugën nacionale Burrel – Milot nuk kanë të mbaruar. Sikur mos të mos mjaftonin gropat dhe rrëshqitjet e gurëve në këtë aks rrugor, në dalje të qytetit të Burrelit, buzë rrugës kombëtare, në afërsi të ish-Parkut, disa plepa shumëvjeçarë rrezikojnë shembjen.
Këtë të premte, gjatë rënies së shirave dhe erave të forta ka patur shkëputje të një dege të madhe peme nga lartësitë e këtyre plepave, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve, por për fat të mirë nuk ka përfunduar sipër makinave që përdorin këtë aks rrugor, si autobuzat e linjës Burrel-Tiranë, apo dhe automjeteve të ndryshme, si ato personale.
Dega e rënë në asfalt është hequr më pas nga punonjësit e firmës mirëmbajtëse të rrugës Skuraj-Peshkopi.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që instancat përkatëse të marrin masa për prerjen e këtyre pemëve shumëvjeçare dhe të kalbura që janë bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
SINK DREJTUESIT E MJETEVE……………………..
Pas këtij lajmi sensibilizues specialistët e instancave përgjegjëse pritet të ndërhyjnë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e këtyre pemëve dhe në eleminimin e tyre nëse konstatojnë se ato përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës Burrel-Milot.