Temperaturat e nxehta të korrikut kanë shtuar numrin e frekuentuesve të lumit Drin i Zi në Gjoricë të Bulqizës. Dhjetra të rinj i drejtohen këtij lumi në orët e të nxehtit për të sfiduar vapën e cila ditët e fundit është bërë gati e padurueshme. Vijort Xheleshi nga fshati Gjoricë i Bulqizës thotë se frekuentimi i lumit këtë vit ka ardhur në rritje për shkak edhe të çmimeve të larta që ofron bregdeti ynë. Ai shton se të rinjë e të reja nga zona e Gjoricës, fshatrat e Dibrës por edhe më gjerë vijnë e feskohen në ujërat e pastra të lumit Drin i Zi. Për të qenë akoma edhe më i frekuentuar, Xheleshi shton se duhet të krijohet një brez rëre që pushuesit të kenë mundësi të qëndrojnë në të.

Nga ana tjetër, Xheleshi shton se strukturat përgjegjëse duhet të luftojnë më shumë gjuetinë e paligjshme në lumin Drin i Zi pasi po përdoren metoda të ndaluara.

Shumë familje zgjedhin të kalojnë ditët e nxehta të verës në ujërat e lumenjëve pasi nuk arrijnë të përballojnë pushime në detë.