Të gjithë kanë planifikuar se ku do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve, dikush në lokal e dikush jashtë vendit, por të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit, për fatin e tyre të keq do të duhet ta kalojnë në çadër. Në një situatë të tillë është edhe familja Basi nga fshati Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.
13 anëtarët e kësaj familjeje do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve nën çadër, pavarësisht temperaturave të ulta. Banesës së tyre i është vendosur shiriti për shkak të dëmtimit të saj nga tërmeti. Zile Basi thotë se ky dimër do ta gjejë familjen e saj nën çadra.
Fatin e kësaj familjej kanë edhe disa familje të tjera në Bashkinë Klos e Mat, ku natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë nën çadra.