Një 33-vjeçar është plagosur ditën e djeshme me armë zjarri në në një lokal në qytetin e Bajram Currit, Tropojë.

Policia njofton se i plagosur ka mbetur shtetasi Alban Haklaj, 33- vjeç, banues në Tropojë.

Policia falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin Genti Vatnikaj, 24-vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Alban Haklaj. Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi Alban Haklaj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.