Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend, duke treguar edhe gjendjen e pacientëve të rinj që shtrohen në spitalin Infektiv. Në lidhje me “Syri TV”, Pipero tha se deri më tani epidemia nuk ishte shuar dhe se tani pacientët e rinj vinin në gjendje mesatarisht të rëndë.

Sipas mjekut, kjo ndodhte për shkak të frikës që kanë pacientët për të shkuar në spital dhe për të marrë kurimin nga ekipi shëndetësor.

Nga numri i rasteve të gjurmuara do ketë luhatje kjo virusi është midis nesh, nuk është shuar, apo eleminuar epidemia. Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë. Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara. Pjesa e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar…. Tani na vijnë në gjendje mesatarisht të rëndë. E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur,”-tha Pipero. 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona dhe 356 qytetarë janë shëruar. Mësohet se një 71-vjeçar ka humbur jetën në spitalin “Shefet Ndroqi”, pasi ndodhej 2 javë në intubim. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Fasoneritë në Krujë, Elbasan dhe Kurbin janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.