Kjo është pamja që të ofron hyrja në qytetin e Peshkopisë. Rruga është e amortizuar dhe në të gjithë gjatësinë e saj ka gropa të mëdha, të cilat e bëjnë të vështirë kalimin si të këmbësorëve ashtu edhe të automjeteve.
Drejtuesit e mjeteve thonë se në rrugët hyrëse të qytetit nuk është investuar prej shumë vitesh, e në këtë mënyrë, amortizimi është i dukshëm. Ata shprehen se në fushata elektorale premtohet se edhe rrugët e fshatrave do të shtrohen me asfalt, ndërsa kur fitojnë zgjedhjet nuk mbushin as gropat që kanë në rrugët hyrëse të qytetit.
Nga ana e Bashkisë së Dibrës nuk ka asnjë reagim në lidhje me gjendjen e këtyre rrugëve.