Ndonëse situata e krijuar nga Koronavirusi po bëhet gjithnjë e më problematike me shtimin edhe të 10 rasteve të reja këtë të premte, qytetarët e Peshkopisë siduket ende nuk e kanë marrë seriozisht. Ata kanë dalë në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit verilindor si të ishte një ditë e zakonshme.

Ndonëse qytetarët shprehen se ndjehen të frikësuar, shumë pak prej tyre kanë vendosur maska apo mbajnë doreza. Ka nga ata qytetarë që thonë se po nuk ju shkoi virusi në derë, nuk e marrin seriozisht.

Ndërkohë Dibra ka komunikim edhe me Maqedoninë e Veriut në të cilën janë shfaqur deri tani 9 raste me Covid-19.