Rritja drastike e çmimit të naftës në vendin tonë ka sjellë pasoja të mëdha. Ndërkohë qytetarët Dibranë kanë zgjedhur që këtë të Mërkurë të mos dalin me makinat e tyre nga shtëpia. Në një vëzhgim të bërë në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, vihet re që të gjitha lagjet janë të mbushura me makina, si kurrë më parë. Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e Dibrës shprehen se kjo është një situatë e papranueshme dhe se duhet patjetër të ketë një reagim të fuqishëm qytetar. Rritja e çmimit të naftës, sipas qytetarëve po sjellë pasoja shumë të rënda në ekonomitë familjare, jo vetëm për faktin se nuk  mund të lëvizin me automjetet e tyre, por që ndikimi është kudo.

  Megjithëse ende nuk ka rritje të çmimit të transportit publik në Dibër, Bulqizë e Mat, rrugët nacionale janë parë këtë të Mërkurë thuajse bosh. Çmimi i naftës u rrit brenda 24 orëve me 30 lekë të rinj, duke shkuar nga 230 në 260 lekë për litër.