Prej dy ditësh shoferët e transportit qytetas dhe atij ndërqytetas në Peshkopi ndodhen në protestë. Shkak është bërë një vendim i bashkisë Dibër për t’i spostuar ata në një terminal privat, i cili ndodhet zonën industriale rreth 1 kilometër larg qytetit. Sipas shoferëve urdhri është abuziv pasi tarifat e qëndrimit janë caktuar nga pronari pa miratimin e Këshillit Bashkiak. E njëjta situatë është edhe për furgonët e fshatrave, të cilët më së shumti transportojnë nxënës shkollash. Ata thonë se nëse bileta kushton 100 lek kostoja do rritet me 30 lek për pasagjerët të cilët do jenë të detyruar që të marrin urbanin deri tek terminali. Si pasojë e protestës shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt tiranës. Në total janë rreth 400 mjete transporti që preken nga ky vendim i autoriteteve lokale.