Nis reabilitimi i rrugës kryesore të lagjes Kamen, një ndër më të mëdha  në qytetin e Peshkopisë. Infrastruktura rrugore në këtë lagje është e amortizuar duke bërë të vështirë tejmase kalimin e automjeteve.

-Çdo ditë kalojmë mbi këto gropa që për hir të vërtetës na duket vetja sikur jetojmë në një fshat të thellë jo 2 minuta larg qytetit:- shprehen banorët e kësaj lagje.

Nga kjo rrugë nuk kalojnë vetëm banorët e lagjes Kamen por dhe fshatrat Staravec, Shimçan, Bahute dhe Zimur.