Projekti “Perspektiva të reja” i financuar nga qeveria Britanike nëpërmjet ambasadës në vendin tonë, i cili ka nisur implementimin e tij që në vjeshtën e vitit të kaluar në të gjithë Qarkun e Kukësit, është shtrirë edhe në Dibër. Për të prezantuar këtë projekt i pranishëm ishte edhe ambasadori britanik Smith. Projekti në fjalë ka si synim dhënien e alternativave të rinjve të rajonit verilindor të vendit, në mënyrë që të mos marrin rrugën e emigracionit të paligjshëm, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Projekti shtrihet në disa sektor si në punësim, biznese etj. Në fjalën e tij ambasadori Smith tha se ky projekt do tju vijë në ndihmë të rinëve që të zgjedhin të jetojnë në vendin e tyre.

  Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu falenderoi ambasadorin britanik dhe drejtuesit e projektit që zgjodhën të bëjnë Dibrën pjesë të tij.

 Projekti “Perspektiva të reja” do të implementohet në vazhdim nëpërmjet aktorëve lokal në Dibër.