Liqeni i Shkopetit po pret vizitor jo vetëm në aspektin turistik për të shijuar peizazhin natyror që të ofron, por edhe për të kaluar orët e drekës të këtyre ditëve të nxehta të Korrikut. Të rinj e familjarë kanë zgjedhur këtë liqenin për tu freskuar gjatë këtyre ditëve. Pushuesit thonë se liqeni i ofron të gjitha ku mund të lahesh në ujin e pastër, të shijosh natyrën dhe të rrethohesh nga pastërtia. Kjo familje ka ardhur nga qyteti i Laçit në Shkopet. Kryefamiljari thotë se ndryshe nga bregdeti i cili mbipopullohet në këtë periudhë, plazhi në liqen të jep më shumë kënaqësi. Ai vlerëson bukurinë natyrore të Shkopetit, pastërtinë e ambjentit dhe qetësinë.
Përgjatë bregut të liqenit të Shkopetit në orët e drekës gjen shumë pushues, të cilët kalojnë orët e nxehta nën freskinë e ujit të kristaltë të këtij liqeni.