Dhjetra besimtarë Bektashinj morën pjesë në teqenë e Bllacës në Bulqizë ku më 10 qershor u zhvillua pelegrinazhi i përvitshëm. Në këtë aktivitet zyrtar morën pjesë shumë pelegrinë të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Kjo ditë përkon edhe me  themelimin e kësaj teqeje, ku nē vitin 1893 në këtë kult fetar u hap edhe shkolla e parë shqipe për këtë krahinë. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i kësaj teqeje Bektash Jangulli, e më pas përshëndetën Baba Halil Curri dhe Baba Hysni Shehu drejtues i teqesë së Martaneshit.

Nxënësit e shkollës “Ismail Jangulli” Godvi, recituan vjersha të ndryshme për të pranishmit. Ndërkohë, Kryetari në detyrë i Bashkisë Bulqizë, Gëzim Xhafa bëri urimin e rastit.

Besimtarët e pranishëm uruan ditën e themelimit të teqesë së Bllacës.