Më 18 Korrik 1942, në fshatin Kloskatund, u formua çeta e parë partizane e Matit dhe ndër të parat në Shqipëri. Çeta kishte në përbërjen fillestare 15 vetë dhe komandat i saj u zgjodh Hysen Bozhiqi. E për të përkutjuar këtë ngjarje të rëndësishme të 78 viteve më parë që i parapriu luftës anti-fashiste nacionalçlirimtare, u zhvillua një aktivitet pranë lapidarit të ngritur për këtë ngjarje në fshatin Klokatund të Bashkisë Klos. Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë drejtues të Bashkisë Klos, drejtues të organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, përfaqësues të familjes Bozhiqi etj. Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të qytetit Klos, Skënder Çipi, Kryetari i Këshillit Zonal Klos Besim Balliu dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka. Në emër të Bashkisë së Klosit përshëndeti zëvendëskryetarja Adelina Laçi. Në fund u vendosën kurora me lule pranë lapidarit që personifikon ngritjen e çetës së parë partizane në Mat.