Është përkujtar këtë të hënë me një ceremoni të veçantë 80 vjetori i rënies dëshmore të Zonja Çurre në Qaf Shkalle të Xibrit. Aktiviteti përkujtimor në nderim të veprës së saj u zhvillua pranë lapidarit që është vendosur në Qafën e Shkalles. Në këtë vit jubilar për rënien dëshmore të Zonja Çurre, morën pjesë në aktivtet drejtues të organiztës së veteranëve të LANÇ-it në dy bashkitë, drejtues të pushtetit vendor në Klos e Mat, përfaqësues të organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të Shqipërisë si dhe familjarë të dëshmores Zonja Çurre. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇit Klos, Kasem Muça foli mbi jetën dhe veprën e Zonja Çurre.
Ndërkohë aktivitetin e përshëndetën edhe Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Zv/kryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të Shqipërisë, Veli Myftari.
Në emër të familjes së Zonja Çurre falenderoi të gjithë të pranishmit Mane Çurre, i cili tha se vepra e dëshmores së atdheut do të mbetet përjetë.