Nëpërmjet një aktiviteti të veçantë të zhvilluar në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit janë përkujtuar tre data të rëndësishme të historisë së luftës për çlirimin e vendit tetë dekada më parë. Ndërkohë 15 Gushti i vitit 1944 solli edhe çlirimin e Matit, ndërsa në këtë ditë u krijua edhe këshilli antifashist për krahinën e Matit. në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të pushtetit vendor në Mat e Klos, drejtues të organizatave të Veteranëve të LANÇ-it Mat e Klos, pasardhës të veteranëve, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, banorë të zonës etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Klos, Kasem Muça, ndërsa për historinë e kësaj date foli historiani Sefer Duka.
Në emër të Bashkisë së Klosit, aktivitetin e përshendeti zëvendëskryetari i kësaj bashkie, Bashkim Dardha.
Në fund të aktivitetit u bë vendosja e kurorave me lule pranë lapidarit që simbolizon tre data të rëndësishme të historisë së Matit.