Familja Laçi nga Kastrioti i Dibrës emigroi në shtetin Suedez pesë vite më parë për një jetë më të mirë. Por megjithëse jeta atje ishte ndryshe për ta, shteti ku kërkuan azil ekonomik nuk e pranoi një gjë të tillë, pavarësisht shumë tentativave të tyre në të gjithë nivelet e gjykatave. Pas pesë vitesh ata përfundimisht u deportuan për në vendin tonë. Menjëherë ata u përballën me problemin e parë të fëmijëve të cilët nuk pranoheshin të regjistroheshin në shkollë. Por edhe pse ky problem u zgjidh, ata po përballen jo vetëm me kushte të vështira ekonomike, por edhe me një banesë të rrezikshme. Miranda Laçi tregon peripecitë e famijes së saj në 5 vitet e qëndrimit në Suedi dhe jetën e vështirë që po bëjnë pas kthimit.
Me kthimin në atdhe, familja Laçi tashmë përbehet prej 7 anëtarësh. Kthimi i nipërve opër gjyshin…. ka qenë gjë e mirë, por ai thotë se nga ana tjetër rritja e fëmijëve këtu është pothuajse e pamundur.
Altin Laçi thotë se banesa është e rrezikshme për familjen e tij ndaj dhe kërkon mbështetje për tu rintegruar fëmijët dhe të kenë një strehë të sigurtë.