Ditën e djeshme Burreli fitoi një ndeshje të dominuar ndaj ekipit të Partizanit B.
Por ky dominim mesa duket nuk është vënë re nga trajneri i Partizanit, Dritan Mehmetit.
Sipas Mehmetit ekipi matjan fitoj vetëm falë arbitrave dhe jo për meritë.
Mehmeti vazhdoi sërish me akuzat duke shtuar që edhe në ndeshjen e luajtur në Burrel ekipi i tij është vënë nën presion nga ekipi i Burrelit.
Sa për ndeshjen e djeshme me siguri Mehmeti se ka parë ndeshjen dhe ka qenë i pranishëm vetëm fizikisht në stuadium.
I kujtojmë Mehmetit që ekipi i tij në 90 minuta lojë nuk goditi as edhe një herë në portën e Burrelit, pasi edhe goli u shënua nga vetë ekipi matjan pas një gabimi të Hasës.
Jo vetëm kjo por ekipi i tij gjatë gjithë lojës kurrë nuk u afrua rrezikshëm në zonën e mbrojtur nga Miraka.
Me siguri Mehmeti nuk ka parë as goditjet e vazhdueshme të lojtarëve të tij nfaj Takahashit dhe lojtarëve të tjerë matjan.
Mehmeti flet për presione në staduimin e Burrelit kur tashmë dihet që prej kohësh Burreli ekipet udhëtuese respektohen si nga lojtarët po ashtu edhe nga tifozët e mrekullueshëm vendas
Dritan Mehmeti duhet të mësojë më mirë nga trajneri i ekpit A të Partizanit Ilir Daja i cili kurrë nuk ankohet për arbirtrimin apo edhe nga ish trajneri me të cilën ndante pankinë Skënder Gega i cili zhvillonte një lojë të mrekullueshme.
Ankimet e Mehmetit vijnë si pasojë e vënjes në presion nga drejtuesit e Partizanit pasi ekipi i tij nuk po prodhon as pikë, as lojë dhe as talente, prandaj Mehmeti mundohet tja faturojë dështimet e tij Burrelit
Arlindo Vani Mattv.al