Të gjitha shkollat në Bashkinë e Bulqizës, po bëhen gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2021-2022.
Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku, Lefter Alla, i cili ndau edhe disa pamje nga puna e ekipeve të Bashkisë, për përgatitjen e shkollave.
Alla u shpreh se pas dy vitesh plot vështirësi nga pandemia, çdo shkollë brenda Bashkisë Bulqizë do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët dhe stafet pedagogjike.
Marrë nga Bulqizanews