Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2024 – 2025, institucionet arsimore vijojnë përgatitjen për të hapur dyert në datën 9 Shtator. Në Bashkinë e Matit, deri tani janë regjistruar rreth 98% e nxënësve të planifikuar për arsimin parauniversitar. Drejtori i Zyrës Vendore arsimore Mat, Lefter Salaj tha se procesi po vijon normalisht edhe me ndarjen e lirave falas në përdorim.
Nga ana tjetër, Salaj tha se po punohet edhe për plotësimin e vendeve vakante për mësuesit në mënyrë që e hëna e 9 shtatorit të mos ketë asnjë mungesë në këtë drejtim dhe mësimi të fillojë rregullisht që ditën e parë.
Të hënën e 9 Shtatorit nxënësit nga klasa e parë në klasën e 12 në të gjithë vendin do të nisin vitin e ri shkollor 2024 – 2025.