Përfundon sezoni i qershisë në Dibër, fermerët marrin prodhimin e varietetit të fundit

Përfundon sezoni i qershisë në Dibër, fermerët marrin prodhimin e varietetit të fundit

Ka përfunduar sezoni i qershisë edhe për këtë vit në Dibër. Fermerët që kanë patur të kultivuar varietetin “Rexhina” kanë nxjerrë në shitje kilogramët e fundit. Agron Ferruku prej vitesh shet në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë, ndërsa shprehet se ky sezon ishte më i mbarë se ai i vitit të kaluar. Kjo për shkak se në vitin 2025 pemët e qershisë u dëmtuan rëndë si pasojë e një ngrice në muajin Prill. Sa i përket këtij sezoni, Ferruku shton se disa varietete kanë patur prodhimtari të mirë, ndërsa i fundit që mbyll sezonin është varieteti i qershisë “Rexhina”. Këto janë ditët e fundit ku kultivuesit e qershisë në Dibër do të shesin prodhimin e tyre, ndërsa më pas do të vijnë kultivarë të tjerë të frutave, që kjo zonë i ka me shumicë si molla, arra etj.