Ka përfunduar rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” në qytetin e Burrelit, një projekt ky i bashkëfinancuar mes Bashkisë Mat dhe dhe Bashkimit Evropian. 90% e fondit është dhënë nga projekti “Bashkitë për Evropën” që financohet nga BE-ja dhe i shtrirë në disa bashki të vendit tonë. Të mërkurën, për të inauguruar rikonstruksionin e këtij objekti, i pranishëm ishte ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato. Fillimisht u bë zbulimi i pllakadës së rikonstruksionit nga kryebashkiaku Agron Malaj dhe ambasadori i BE Gonzato.
Më pas kryebashkiaku, Agron Malaj, Ambasadori i BE Silvio Gonzato, Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Deputetja Aurora Mara, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu si dhe të ftuar të tjerë, vizituan ekspozitën e piktorit të njohur Myftar Cubi me veprat e tij mozaik me gurë, ku kishte sjellë portrete të ndryshme mes tyre edhe të mbretit Ahmet Zogu. Vizita në mjediset e brendshme të Pallatit të Kulturës, Burrel, u zhvendos më pas tek salla e artistëve, ku të pranihsmit ndoqën për disa çaste artistët e Ansamblit Mati teksa ushtroheshin. Një tjetër sallë e rikonstruktuar është edhe ajo e kërcimit, ku fëmijët që frekuentojnë Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat, kërcyen vallet tradicionale. Salla ICTe Mat është vënë totalisht në funksion të të rinjëve matjan të cilët duan të zhvillojnë njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Edhe këtu të pranishmit u njohën me disa nga projektet e përgatitura nga të rinjtë e Burrelit.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj falenderoi Ambasadorin e BE në vendin tonë për prezencën në këtë inaugurim si dhe për mbështetjen e dhënë ndaj bashkisë së Matit.
Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato tha se investime të tilla i shërbejnë të ardhmes së vendit.
A nuk është e mrekullueshme se si një ndërtesë që mund të jetë lënë në harresë ndonjëherë, por rikonstruktohet, e bënë komunitetin gjithë bashkë. Sepse kjo është shumë njerëzore. Ne gjithmonë kemi nevojë për vende në të cilat të shkojmë dhe të mblidhemi me njëri – tjetrin. Jam vërtetë shumë i kënaqur. Në fakt jam krenar që ka qenë Bashkimi Evropian të cilin unë përfaqësoj që ka bërë të mundur këtë gjë. Që jut ë keni pikërisht këtë vënd ku jut ë mblidheni, e ku e kam fjalën jo vetëm për bashkinë Mat por edhe bashkitë e tjera përreth. Jam me të vërtetë i vetëdijshëm që me gjithë këtë punë që është bërë kët, ne po nderojmë edhe kulturën shqiptare. Është e dukshme edhe nga ajo që pash më parë, që kjo nuk është thjeshtë një ndërtesë, por një ndërtesë që do të vazhdojë të ushqehet kultura shqiptare, traditat tuaja. Ishte e dukshme nga vallet që pash lart në katin e dytë. Pra, me këto gjëra me të cilat ju do të vazhdoni të ushqeni brezin e ri të cilat janë shumë të rëndësishme dhe prandaj unë jam krenar që ne kemi ndihmuar me këtë investim që është bërë këtu sepse ruhen traditat tuaja”.
Ndërkohë, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, duke vlerësuar punën e bërë nga Bashkia Mat për hartimin e projektit, tha se tashmë kjo Bashki është kthyer në një partner të besueshëm për donatorët. Rikontruksioni i Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda”, Burrel, ka bërë që të krijohen kushte komode për veprimtaritë e ndryshme që zhvillohen aty, me në fokus të rinjtë