Banorët e pesë fshatrave të njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, do të kenë për pak ditë urën e re e cila për të lëvizur në drejtim të Bulqizës apo anasjelltas.
Ura në fjalë ishte kthyer në problemin më madh të mijëra banorëve të këtyre fshatrave, pasi në të kishin ndodhur disa aksidente, kur për fat të keq edhe me humbje jete.
Prej pak më shumë se një muaji ka nisur puna për ndërtimin e kësaj ure e cila ndodhet në të njëjtin vend ku ishte ura problematike. Drejtues të punimeve thanë se ura do të përfundojë shumë shpejt, ku procesi i fundit do të jetë asfaltimi i saj si dhe vendosja e barrierave metalike anësore.
Aktualisht mijëra banorë të fshatrave të Zerqanit kalojnë përmes zallit të BUlqizës, ndërsa kjo situatë për ta pritet të mos zgjasë shumë pasi me nisjen e reshjeve të shirave të vjeshtës, kalimi në ujë bëhet i pamundur.
Projekti për ndërtimin e kësaj ure është financuar nga Bashkia Bulqizë në vlerën e rreth 15 milion lekëve të rinj.