362 kuti ka ende për të numëruar dhe për të përfunduar kështu procesin e numërimit dhe për të shpallur zyrtarisht fitorin e këtyre zgjedhjeve.
Deri më tani kryeson Partia Socialiste. Nga të dhënat e fundit të KQZ, PS është në avantash me 700676 vota ose 48.64%, të përkthyera në 73 mandate (+1 i pakonfirmuar ende në Elbasan), forca e dytë politike është PD me 567460 vota ose me 39.39% me 5 mandate.
Surprizë e këtyre zgjedhjeve ishte padyshim PSD-ja e Tom Doshit dhe LSI-ja. E para për numrin e lartë të votave dhe mandatet e deputetëve, kurse e dyta për rezultatin më të dobët të saj.
Partia e Tom Doshit, sipas përditësimit të fundit të KQZ ka arritur që të marrë 32.463 vota ose 2.25%, konvertuar në 3 mandate deputetësh, deri më tani.