Kandidatja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka vijuar edhe ditën e sotme takimet shtëpi më shtëpi për të dëgjuar problematikat e qytetarëve. Ditën e sotme Çupi ndau me ndjekësit historinë e Nikollës, i cili nuk arrin të marrë dokumentacionin e duhur për të përfituar pensionin.

Problemin e të moshuarit Çupi ja ka faturuar qeverisë Rama.

Statusi i Dhurata Çupit në facebook

Nikolla është një pensionist pa pension. Gjithë këta vjet e kanë torturuar nëpër zyra dhe kanë dështuar t’i bëjnë dokumentat për të marrë pensionin që i takon. Ky është dështimi që na ka trokitur çdo ditë në derë, duke mos u dhënë njerëzve atë që u takon. Dështimi po na troket për herë të tretë në derë. Qytetarët e kanë kuptuar kush është e keqja dhe po presin 25 Prillin që të votojnë 9️⃣ në fletën e votimit.