Në kuadër të riorganizmit, Partia Demokratike e rithemelimit po zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet në degën e Matit. Në garë është kryetarja aktuale e këtij fraksioni të Partisë Demokratike Denisa Vata dhe përballë ka kandidaten Neada Stana e angazhuar në politike prej disa vitesh.
Votimet kanë nisur në orën 8 dhe pritet të mbyllen në orën 18:00.
Të dyja kandidatet po e ndjekin nga afër procesin, ndërsa ai po monitorohet edhe nga të deleguar nga qendra.
Partia Demokratike e rithemelimit ka vendosur që të ketë drejtues në çdo bashki të vendit, ndryshe nga si ka qenë deri tani ndarja sipas ish rretheve.
Kështu, zhjedhje për drejtuesin ri të PD pritet të mbahen edhe në Bashkinë e Klosit.