Matjani Saimir Patushi ka qenë një nga emrat më të spikatur të Tiranës dhe kampionatit shqiptar në fillimin e viteve 2000. Ish-mesfushori ka qenë një protagonist i shumë ndeshjeve për bardheblutë, por sidomos në derbit e kryeqytetit. Në një të tillë, ai arriti edhe të shënonte gol dhe bënte një gjest të cilin e kujtoi në emisionin “Euro 2020”.
“Çmenduria që kam bërë ka qenë në derbin me Partizanin. Kanë qenë dy çmenduri por njëra ishte që hoqa parullën e KESH-it dhe ishte thirrje për presidentin Xhani atëherë. Ishte “KESH, paguaje që ta kesh”.
KESH-in e palosa dhe mbeti ajo paguaje që ta kesh. Ishte instinkti që presidenti të bënte ekip”, shpjegoi Patushi veprimin që bëri bujë asokohe.