Vetëm pasi Mat Televizion e ngriti dy herë si shqetësim, më në fund është ndërhyrë në pastrimin e rrugës nga Ura e Ulzës deri në qendër të qytezës.

Këtë të premte balta e rënë në afërsi të hyrjes së hidrocentralit të Ulzës ishte pastruar e gjitha duke bërë të mundur heqjen e rrezikut për përdoruesit e kësaj rruge.

Po ashtu, janë hequr edhe gurët të cilët kishin rënë në afërsi të urës së Ulzës duke e bërë gjithë aksin krejtësisht paprobleme.

Ndërkohë, të gjithë ata që duan ta vizitojnë dhe të kalojnë disa orë në fundjavë në Ulëz, nuk do të përballen më me gurë dhe baltë në rrugë , duke iu mundësuar atyre një udhëtim të sigurtë për në qytezën turistike të Ulzës.