Paskalino hedh shorteun e radhës

0
10

Kompania e kafes “Paskalino” e cila prej vitesh operon me dyqanin e saj në qytetin e Burrelit, vijon të surpizojë klientët e saj. Këtë të shtunë kompania hodhi shorteun e radhës duke dhuruar për blerësit e saj plot 8 dhurata. Distributori për Qarkun Dibër i Kafe Paskalino, Urim Alushi, monitoroi dhe drejtoi gjithë procesin e shorteut.

Fituesit e dhuratave u afruan pranë dyqanit për t’i tërhequr ato, ndërsa shprehën falenderimet për kompaninë e cila jo vetëm ka kafe cilësore, por edhe i shpërblen në këtë mënyrë klientët e saj. Shoerteu i radhës i kësaj kompanie do të hidhet në fund të këtij viti me plot dhurata të tjera për klientët e saj.