Kafe “Paskalin” ka shpërblyer edhe këtë vit klientët besnik me hedhjen e shorteut të radhës. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku shorteu hidhej në ditët e fundit të vitit, këtë vit shorteu u hodh në mesin e muajit Janar.

  Biletat që u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme, u telefonuan direkt dhe ata që u përgjigjën telefonatës morën një nga dhuratat që ishin set filxhanash, pjatash, televizorë etj.

Fituesit u paraqitën pranë dyqanit të kafe “Paskalin” në qytetin e Burrelit, ku tërhoqën dhuratën e fituar. Ndërkohë, kompania e kafes “Paskalin”, ju kujton klientëve të saj besnik se do të vazhdojnë të jenë pranë tyre për t’i shpërblyer me dhurata të tjera gjatë muajve në vijim.