Pas riparimit të bërë të urës së Darsit që e lidh këtë fshat me qytetin e Klosit, Bashkia Klos ka nisur punën për riparimin e të gjitha urave me shtresë prej dërrase.
E dyta në radhë që po i zëvemndësohet shtresa e dëmtuar është ura tek ish pazari i vjetër që shërben për banorët e lagjes Ballosh dhe ato të fshatit Shkallë të Xibrit.
Kjo urë me kontrukt tip bel, u ndërtua pak vite më parë, por vazhdimisht shtresa prej dërrase dëmtohet si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi të.
Specialistët e Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve në Bashkinë Klos, kanë nisur punën një ditë më parë për zëvendësimin e të gjitha dërrasave të thyera në mënyrë që kalimi mbi të të bëhet i sigurtë.
Drejtues të kësaj drejtorie thanë se e njëjta punë do të bëhet me të gjitha urat që shtresën e kanë prej dërrase në territorin e Bashkisë së Klosit.