Pas shqetsimeve të vazhdueshme të qytetarëve, Bashkia Klos merr masa për pusetën problematike

0
7

Qytetarët e Klosit tashmë nuk do të përballen me rrezikun e pusetës së hapur në trotuarin pranë Bibliotekës. Pas disa kronikave të transmetuara në Mat Televizion, më në fund ky problem është zgjidhur.
Mësohet se puseta ishte dëmtuar nga një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka shkarkuar materiale diku aty pranë. E nisur nga kjo, ka qenë vetë pronari i objektit që po merrte materialin që ka ndërhyrë për rregullimin e kapakut të pusetës.
Kapaku i kësaj pueste ështën salduar dhe testuar për peshën që mund të mbajë sipër, e pas kësaj është lënë ashtu.
Qytetarët e Klosit reaguan menjëherë pas dëmtimit të kësaj pusete e cila sipas tyre ishte shumë e rrezikshme për moshën e tretë dhe fëmijët.