Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, Myftinia Mat priti vizitat e rastit. Zyrtarët politik të të gjitha kaheve mbërritën në ambjentet e myftinisë për të përcjell urimet për këtë ditë të madhe për besimtarët mysliman. Të parët që mbërritën për të uruar këtë festë të rëndësishme për besimtarët mysliman ishin përfaqësuesit politik të koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe kandidati Skënder Gjuci. Pasi bënë urimet e rastit me përfaqësuesit e Myftinisë, kandidati Gjuci uroi gjithë besimtarët.

   Më pas në myftini mbërritën drejtuesit e Partisë Socialiste dhe Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj njëherësh kandidat për një mandat të dytë. Në emër të tyre, besimtarët mysliman të Matit, i uroi kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj.

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Arjan Lika mbërriti në myftini për të uruar Fiter Bajramin. Lika uroi gjithashtu edhe besimtarët mysliman të Matit për agjërim të pranuar gjatë muajit Ramazan.

Në emër të Myftinisë Mat, uroi gjithë besimtarët imami i xhamisë Burrel, Anderson Marku.