Tashmë ka përfunduar i gjithë procesi i rikonstruksionit total të pllakave në sheshin “Demokracia” të qytetit të Burrelit. 5 mijë metra katror pllaka janë zëvendësuar nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Mat. ndërkohë tashmë një problem në qytet mbetet sinjalistika horizontale e cila mungon në të gjitha rrugët.
Për këtë zëvendëskryetarja e Bashkisë Mat, Anjeza Shema, thotë se është pritur përfundimi i rikonstruksionit të sheshit, i cili do të përfshihet në sinjalistikën horizontale. Tashmë që sinjalistika vertikale është vendosur, sipas Shemës, me përmirësimin e kushteve të motit, do të bëhet sinjalistika horizontale si dhe do të ndërtohen pengesat e shpejtësisë në disa rrugë.
Pas përfundimit të sinjalistikës horizontale, disa nga rrugët që janë përdorur deri tani me dy sense lëvizjeje, do të kufizohen, me ndërhyrjen edhe të policisë rrugore.
Kreu Qarku Diber MAT Pas disa muajsh nga nisja e punimeve përfundon rikonstruksioni i sheshit “Demokracia”,...