Reagimi i autoriteteve vendore të bujqësisë ka qenë i menjëhershëm për largimin e kafshës së ngordhur që ndodhej buzë rrugës nacionale Burrel – Klos, në fshatin Shoshaj. Mëngjesin e kësaj të enjteje kali i ngordhur është zhvendosur nga aty për tu groposur diku tjetër në mënyrë që të shmanget përhapja e ndonjë infeksioni.

Ndërkohë autoritetet e Bujqësisë në Mat kanë paralajmëruar qytetarwt qw hedhin kafshw tw ngordhura nw rrugw se në raste të përsëritjes së këtij fenomeni do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
Vetwm pak muaj më parë një kafshë e ngordhur ishte hedhur në lumin Mat, poshtë fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit duke shkaktuar ndotje të madhe të mjedisit dhe ujit. Edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e autoriteteve, për ta larguar nga mjedisi ujor. Specialistët e bujqësisë dhe veterinarisë këshillojnë banorët të tregohen të kujdesshëm, sidomos kur nuk e dinw shkakun e ngordhjes së kafshës së tyre.