Pas 30 viteve emigrim ne shtetin fqinj, Greqi, Adhurim Bici investon ne vendlinjen e tij, ne fshatin Strikçan, njesia administrative Zerqan, ne bashkinë Bulqize. Ai ka vendosur të investojë ne pemtari pasi dhe ne Greqi punonte ne frutikulture. Disa nga frutat qe Bici ka kultivuar jane geshtenja, molla, dardha, pjeshka, arra etj.
Sipas Bicit për të ngritur këtë pemtore ka investuar mbi 50 mije euro, pa ndihmen e shtetit.
Vitin familja Bici e kalon mes dy shteteve. Ne sezonin e veres punojnë ne Greqi dhe ne stinen e dimrit kthehen per tu kujdesur per pemtarine në fshatin Strikçan të Bulqizës.
Por sipas Adhurimit, gjetja e tregut te shitjes së prodhimit të vjelë nga pemtoret eshte e veshtire.
Gjithësesi fermeri nga Strikçani është i vendosur qe ne te ardhmen e afert t’i perkushtohet plotesisht pemtarise në fshatin e tij të lindjes dhe nuk do te ikë më në emigrim në Greqi.