Rekamë

Pas 11 vitesh pritjeje, banorët e fshatit Shkopet në afërsi të hidrocentralit e kanë ndërtuar vetë urën e cila u rrëmbye nga shirat e 3 Dhjetorit të vitit 2010.

Më shumë se një dekadë pritje ndaj pushtetit vendor, deri në vitin 2015 ish komunës Milot dhe nga 2015 e në vazhdim Bashkisë Kurbin, banorët nuk kanë duruar më.

Mësohet se familja e vetme e cila mbeti aty për këto 11 vite ka marrë iniciativën e ndërtimit të një ure tip pasarel meqë këmbët e urës ekzistuese ishin të padëmtuara.

Jashtë kameras, banorë të tjerë të Shkopetit thanë se kërkesat e tyre në këto 11 vite adresuar pushtetit vendor dhe atij qëndror kanë rënë në vesh të shuërdhër dhe se për këtë periudhë iu është dashur të rrezikojnë jetën, duke kaluar nga njëri breg i lumit Mat në tjetrin me fuçia. Banorët kanë arritur të sigurojnë kavot prej çeliku dhe materialet e tjera, duke e ndërtuar urën para se të nisë stina e dimrit e cila rrezikon të tjera përmbytje si ato të vitit 2010.