Pritja ka përfunduar, Partizani pas me shumë se 20 vitesh kampion i Shqipërisë. Në qoftëse për tifozet e kuq do ekzisonte një skenar ky do ishte perfekti. Të fitosh derbin dhe në të njejtën ditë titullin. Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.

Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. E para u mbyll në barazim.

E dyta u nis gjithashtu pa shumë raste, me ekipet që nuk donin kurrsesi të humbnin këtë takim. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.