Partia e sapokrijuar e Myslim Murrizit Lidhja Demokratike Shqiptare, ka prezantuar kandidatin që do i udhëheqë listën në qarkun Dibër.

I riu Rigers Çupi kërkon një mandat për ti rikthyer identitetin e dikurshëm Qarkut Dibër

Statusi i Rigers Çupit

Të nderuar miq,
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, z. Myslim Murrizi më ka besuar sfidën e kandidimit në qarkun Dibër.

Në vendlindjen time dhe të të gjithë dibranëve, rikthehem me një angazhim të palëkundur për ta rikthyer shtëpinë tonë, Dibrën, në një kryeqëndër të zhvillimit të zonave verilindore.

Dibrës, aty ku nis qytetërimi ilir, e më vonë mori jetë kombi shqiptar, ia kemi borxh të gjithë t’ia kthejmë vendin e nderit, që ka pas ndër shekuj si fortesa e pathyeshme për flamurin, gjuhën dhe traditën e shqiptarit.

Dikur qëndra më e rëndësishme tregtare në Evropë, sot Dibra është qarku më i varfër dhe më i shpopulluari nga ikja e prindërve tanë, nga ikja ime, e juaja dhe e gjithë miqve tanë dibranë, që u detyruan të emigrojnë e shumë të tjerë të zhvendosen drejt Tiranës e Durrësit, nga mungesa e kushteve jetike.

Ndonjëri prej jush mund të thotë: “Rigers, dua të besoj në dëshirën tënde për t’i dhënë jetë, Dibrës, shtëpisë sonë, por a do të mundesh dhe a do ta hapin rrugën, ata që e mbajtën peng për 30 vite?!

Unë besoj fort se bashkë me ty, me ju të gjithë, motra dhe vëllezër, miq e dashamirës, të familjes sonë të madhe në Dibër, Bulqizë e Mat do ta zhvillojmë vendlindjen tonë, siç kemi zhvilluar çdo qytet e lagje të Shqipërisë, ku dibranët janë shpërngulur në këto dy shekuj.

Ju mirëpres me shumë mirënjohje për të më mbështetur, që këtë sfidë kandidimi në kryesimin e listës së PLDSH-së Dibër, ta fitojmë bashkë🇦🇱
Rigers Çupi

Myslim Murrizi
@Pldsh