“Unë quhem Antonela BREGU. Jam studente ekselente në vitin e 3, dega Informatikë Ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës. Pas rezultateve të larta në universitet, kam fituar nje bursë në Suedi për studimet master në degën Inxhinieri Informatike, të cilin e filloj në vjeshtë të këtij viti. Kam kryer më herët një semestër studimi në Universitetin Aldo Moro, në Bari në kuadrin e shkëmbimit studentor Erasmus+.

(Por) Edhe pse e di se vendi po kalon një krizë të thellë politike, si pasojë e qeverisjes së keqe, unë nuk mendoj se ikja nga Shqipëria prej zhgënjimit është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe padrejtësia, që ekziston këtu.

Kur u krijua BINDJA DEMOKRATIKE isha ndër të parat që u afrova për t’u anëtarësuar, sepse mendoj se është forca politike, që mund të shërbejë si zgjidhje për Shqipërinë, një projekt i ri dhe një model i ri për të ardhmen e saj.

Dhe vetëm disa ditë pas pranimit të kërkesës sime për t’u anëtarësuar në këtë parti, sot jam e mandatuar nga Bordi i Përkohshëm Përfaqësues i saj që të bëj këtë komunikim të rëndësishëm për mediat:

Unë ndjehem shumë e nderuar dhe e privilegjuar të prezantoj sot kandidaturat tona për bashkitë e Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.”

Ata janë, sipas rendit alfabetik:

BASHKIA BERAT- PAVLO SHKARPA

LINDUR DHE RRITUR NE BERAT, ZOTI PAVLO SHKARPA EDHE SI DREJTUES I SHOQATES ANTIPATREA ESHTE NJE NGA QYTETARET ME TE SPIKATUR TE BERATIT SI KONTRIBUTOR KRYESOR I RUAJTJES SE VLERAVE HISTORIKE TE QYTETIT DHE LOBUES I BERATIT NE UNESKO. PAVLO SHKARPA ESHTE INXHINIER DHE HARTUES I DHJETRA PROJEKTEVE TE RUAJTJES DHE PROMOVIMIT TE QYTETIT TE BERATIT.

BASHKIA BULQIZE – ILIR BALLA

INTELEKTUAL, ARSIMTAR, LINDUR DHE RRITUR NE SHUPENZE. KA MBAJTUR POSTE TE LARTA NE ADMINISTRATEN ARSIMORE DHE ATE VENDORE. PREJ VITIT 2003 E NE VIJIM PUNON SI MENAXHER NE SEKTORIN PRIVAT.

BASHKIA CERRIK- MERITA XHIKA

SHUME AKTIVE NE JETEN PUBLIKE TE QYTETIT TE CERRIKUT, MERITA ESHTE MESUESJA E QYTETIT, QE KA MARRE PERSIPER TE ANGAZHOHET DHE KONTRIUBUOJE JO VETEM NE EDUKIMIN E TE RINJVE TE CERRIKUT, POR EDHE NE PERMIRESIMIN E JETES SE TE GJITHE QYTETIT.

BASHKIA DEVOLL- FEJZI SHAHOLLI

FIZIKANT NE FORMIM, AI MBAN DHE FUNKSIONIN E SEKRETARIT TE MARREDHENIEVE NDERKOMBETARE TE KOMUNITETIT MUSLIMAN DHE KA KRYER TRAJNIME DERI NE DEPARTAMENTIN E SHTETIT AMERIKAN. I ESHTE OFRUAR QYTETIT KU JETON SI KANDIDAT I PAVARUR NE KETO ZGJEDHJE DHE KA TE GJITHE MBESHTETJEN E BINDJES DEMOKRATIKE PER TE FITUAR KUNDER QEVERISE NE BASHKINE E DEVOLLIT.

BASHKIA DURRES – VALBONA SAKOLLARI

MUND TE KONSIDEROHET PA E TEPRUAR SI NJE ZBULIM I BINDJES DEMOKRATIKE, NJE OFERTE FANTASTIKE PER DURRESIN ME 30 QERSHOR.. ME NJE KARRIERE TE ADMIRUESHME NE SIPERMARRJEN PRIVATE, PEDAGOGE NE UNIVERSITET DHE E SUPERKUALIFIKUAR BRENDA E JASHTE VENDIT. LE TE JETE AJO DHURATA E BINDJES DEMOKRATIKE PER ATE QYTET.

BASHKIA DIBER – SHKELZEN QOKA

I DIPLOMUAR NE MENAXHIM BIZNES, SHKELZEN QOKA KA NJE KARRIERE TE ADMIRUESHME JO VETEM NE SEKTORIN PRIVAT POR EDHE NE ATE PUBLIK DUKE PERFSHIRE FUNKSIONE TE LARTA PUBLIKE SI ISH KRYETAR KOMUNE. HARTUES DHE MENAXHUES I DHJETRA PROJEKTEVE ZHVILLUESE NE RRETHIN E DIBRES.

BASHKIA KOLONJE- FATJON FEKA

NJE DJALE I RI NE MOSHE POR ME KUALIFIKIME TE PLOTA SI ADMINISTRATOR ME PRERVOJE NE SEKTORIN E PUSHTETIT VENDOR TE RRETHIT TE ERSEKES. I ANGAZHUAR QE DITET E PARA ME BINDJEN DEMOKRATIKE.

BASHKIA-GRAMSH SABRI IBRAHIMI

SABRI IBRAHIMI ESHTE NJE GRAMSHJOT JO PAK I NJOHUR DHE GJITHMONE NJE QYTETAR I ANGAZHUAR PER ZHVILLIMIN E TREVES KU KA LINDUR DHE ESHTE RRITUR. I DIPLOMUAR SI INXHINIER NDERTIMI, SABRI IBRAHIMI ESHTE PROJEKTUES I JO PAK VEPRAVE PUBLIKE NE QYTET DHE ME GJERE.

BASHKIA KAVAJE- BLEDAR SINELLA

NJIHET SI NJE NGA KONTRIBUESIT ME TE SPIKATUR TE SPORTIT TE FUTBOLLIT KAVAJAS DHE SHQIPTAR, SI TRAJNER I DISA PREJ KLUBEVE TE KATEGORISE SUPERIORS DHE KOMBETARES SE MOSHAVE SHQIPTARE. KA PERFUNDUAR UNIVERSITETIN E EDUKIMIT FIZIK DHE ATE TE DREJTESISE DHE SOT OFROHET PER TE QENE QYTETARI I PARE I KAVAJES.

BASHKIA KAMEZ-YLBER GJETA

QENDRESTAR I VENDOSUR I TE DJATHTES SHQIPTARE NE PERIUDHAT ME TE VESHTIRA TE OPOZITARIZMIT NE VEND. PJESETAR I GREVES SE URISE SE STUDENTEVE NE VITIN 1998, YLBER GJETA KA QENE GJITHMONE AKTIVIST I RADHEVE TE PARA TE LEVIZJEVE STUDENTORE DHE OPOZITARE NE SHQIPERI.

BASHKIA KELCYR-SHKELQIM MUHAJ

SHKELQIM MUHAJ ESHT NJE DJALE I TREVES SE KELCYRES QE ZOTERON NE ZONE NJE NGA BIZNESET ME TE MIRA TE AGROTURIZMIT DHE AGROPERPUNIMIT.

BASHKIA KLOS- BEDRI HOXHA

DISA HERE DEPUTET I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, BEDRI HOXHA ESHTE NJA NGA POLITIKANET ME AKTIVE DHE TE NIVELEVE ME TE LARTA TE QARKUT TE DIBRES. KESAJ HERE KA VENDOSUR QE NE CILESINE E KANDIDATIT TE PAVARUR TE BEHET QYTETAR I PARE I BASHKISE KLOS DHE KA TE GJITHE MBESHTETJEN E BINDJES DEMOKRATIKE, SI NJE OFERTE E SHKELQYER OPOZITARE PER QYTETIN E KLOSIT.