Park i ri pushimi në mes dy lagjeve të Bulqizës

Share

Bashkia e Bulqizës në planet e saj për shtimin e hapsirave opushuese dhe të gjelbra ka nisur zbatimin e një projekti për ndërtimin e një parku mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës në afërsi të rruges së Arbrit. Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla tha se kjo hapsirë ka qenë kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash ndërsa tashmë e gjithë sipërfaqja prej 7 mijë metra katrorë do të jetë për pushuesit ku do të mbillen pemë e do të vendosen stola. Alla tha se gjithçka do të bëhet me mjetet e drejtorisë së shërbimeve si dhe pemët do të blihen me buxhetin e bashkisë.

Po ashtu, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla tha se investime të tilla do të bëhen edhe në zonat të tjera të Bulqizës për t’ju siguruar më shumë hapsira pushuese qytetarëve.

Read more

Local News