Ministria e financave dhe ekonomisë, shërbimi kombëtar i punësimit dhe drejtoria rajonale e punesimit Dibër organizuan panairin rajonal të punës në Peshkopi. 40 kompani punëdhënëse nga Dibra, Bulqiza dhe Mati, prezantuan në panair 245 vende të lira pune, në sektorë si: hoteleri-turizëm, industri përpunuese, miniera, ndërtim, etj.
Përveç bizneseve, pjesëmarrës në panair ishin dhe ofrues të arsimit dhe formimit profesional që ushtrojnë aktivitetin në Rajonin Dibër, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të projekteve bashkëpunuese në fushën e Arsimit, Formimit Profesional dhe Punësimit.