Është mbajtur në qytetin e Peshkopisë panairi “Gratë sipërmarrëse dibrane” ku 25 gra treguan aftësitë sipërmarrëse dhe se si të rrisin e zhvillojnë biznesin e tyre. Pjesmarrëset në këtë panair thanë se deri tani pjesa më e madhe e tyre e ka arritur suksesin me forcat e saj dhe mbështetje e vetme për ta ka qenë familja. Por ka edhe nga ata sipërmarrëse që kanë gjetur mbështetje në organizata të ndryshme jo-qeveritare apo kanë marrë grante të vogla nga sekmat mbështetëse të hapura nga qeveria. Megjithatë, ata kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti kryesisht në sektorin e artizanatit i cili po shkon drejt zhdukjes.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se institucioni që ai drejton do të inkurajojë dhe mbështesë vazhdimisht iniciativa të tilla sipërmarrëse, sidomos nga gratë, që kanë në fokus promovimin e produkteve tipike të Dibrës dhe agroturizmin si një mundësi për zhvillimin e ekonomive familjare.