Pallati i Sportit “Ferit Hysa” në qytetin e Burrelit ka marrë një pamjet krejt ndryshe. Ndërhyrja e bërë nga Bashkia e Matit me anë të specialistëve të Drejtorisë së Shërbimeve, ka ndryshuar jo vetëm imazhin e hapsirave të jatshme e të brendshme, por edhe kushte më të mira për zhvillimin e sporteve të lojërave me dorë.
Ndryshime kanë pësuar stolat në të gjithë hapsirën e madhe të këtij pallati, duke bërë vendosjen e ulëseve të reja e duke i lyer ato me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pikturave murale, të cilat i japin një imazh sportiv këtij ambjenti.
Hidroizolimi i tarracës, nyjet sanitare, sistemi elektrik, ambjentet e dhomave të brendshme i janë nënshtruar të gjitha ndërhyrjes.
Po ashtu transformim ka pësuar edhe pamja e jashtme e godinës, e cilat i është nënshtruar restaurimit të fasadës. Rregullimi i rrethimit të këtij objekti sportiv, shtimi i gjelbërimit dhe shtrimi me pllakë i rrugës hyrëse, janë impakti i parë me të cilin përballen ato që përdorin ambjentet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në qytetin e Burrelit.