Pallati i Kulturës në qytetin e Burrelit nga sot do të mbajë emrin “Shefqet Doda”. Nëpërmjet një ceremonie të posatshme u zbulua pllakada që mban emrin e njërit prej drejtuesve, ish kompozitor e muzikantit të institucionit më të rëndësishëm kulturor në Mat. Shefqet Doda. Në këtë ceremoni morën pjesë muzikant që kanë qenë pjesë e orkestrinës dhe ansamblit Mati ndër vite, familjarë e miq të Shefqet Dodës, anëtarë të Këshillit Bashkiak, drejtues të pushtetit vendor etj. fjalën e hapjes e mbajti Drejtori Aktual i Qendrës Kulturore Mat, Sokol Meta. Më pas Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, Elisa Gjasta lexoi vendimin e këshillit Bashkiak si dhe përshëndeti kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Në emër të familjes Doda, të gjitha ata që bënë të mundur vendosjen e emrit “Shefqet Doda” pallatit të kulturës Burreli, i falenderoi bashkëshortja e Shefqetit, Loreta Doda.