Teksa fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit po hyn në javën e fundit kandidatët për kryetar bashkie të forcave politike që garojnë në vend vijojnë takimet me qytetarët.

Një gjë e pazakontë por e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në bashkinë e Matit. Kandidati i Partisë Socialiste, që njëkohësisht mban edhe postin e kryetarit, Agron Malaj ka shtrënguar duart me kandidatin rival të Partisë Demokratike Skënder Gjuci.

Kjo tregon se gara për Bashkinë e Matit po zhvillohet tepër e qetë dhe qytetare.